THIRRJE E HAPUR: Konkurs Karikature për Artistët me Origjinë Rome

Në përkujtim të kryengritjes së kampit të përqëndrimit në Aushzvic 16 Maj 1944, në Ditën e Rezistencës Rome, Instituti Europian për Arte dhe Kulturë (ERIAC), shpall një konkurs ndërkombëtar për artistë vizual Rome, dizajnerë grafike, karikaturiste dhe individë të talentuar të paraqesin vizatimet e tyre politike, kritikime të tashmes apo të kaluara të eventeve politike ose shprehja e një fenomeni të caktuar socialo-politik në një mënyrë gazmore.

Juria me artistë bashkëkohore, kuratorë dhe ekspertë të medias do të përzgjedhin 10 artistë për ekspozitën finale. Artistët do të jenë të ftuar për të prezantuar punën e tyre në një ekspozitë tek zyra e ERIAC Berlin dhe do të marrin një çmim prej 300Euro. Nga artistët e përzgjedhur do të pritet prej tyre të dërgojnë material origjinal të grafikut/ vizatimeve (madhësia A4) tek zyra e ERIAC në Berlin në 1 Maj 2021.

Ne jemi duke kërkuar vizatime, sketçe dhe grafikë me potencial për të diskutuar bindshëm për një kauzë politike, me një mesazh gazmor, satirik dhe socialo-politik. Ne jemi duke menduar për një vizual të fortë të ndërthurur me marrëdhënien komplekse ndërmjet qeverisë dhe Romëve, Europës, minirotiteve dhe shoqërive maxhoritare, demokracinë Europiane, zhvillimin e vetëvendosjes së Romëve, liria e shtypit, demografia e Romëve, Censusi I ardhshëm ose/dhe aspekte politike bashkëkohore me jetën e Romëve.

Kualifikohen:

Artistër e vetë-deklaruar me origjinë Rome.

Si te aplikoni: Ju lutemi, dërgoni punimin tuaj, deklarimin e artistit dhe një bio të shkurtër tuajën si dokument, me email. Aplikimet duhet të jenë të shkruara në Anglisht dhe të dërgohen tek eriac@eriac.org, në një email me madhësi jo më të madhe se 2 MB. Ju lutemi, në subjektin e emailit shkruani “Caricature Competition”.

Anëtaret e Jurisë:

Emilia Rigova (artiste bashkëkohore, anëtare e Akademisë Barvalipe, drejtore e Departamentit Art dhe Kulturë Rome në Universitetin e Matej Bel në Sllovaki).

Lela Savic (themeluese e redaksive La Converse dhe Svato, udhëheqëse e kapitullit Quebec të Gazetarëve me Ngjyrë Kanadezë)

Jake Bowers (Anglo-Romano gazetar, producent, mësues i medias dhe film-bërës)

Afati Kohor:

Afati i Aplikimit: 18 Prill 2021

Veprat e zgjedhura artistike që do të dërgohen në ERIAC për ekspozitën: deri më 1 maj 2021

Hapja e ekspozitës: e hënë, 16 maj 2021

Në Historinë e Karikaturës Politike

Prototipi i parë i karikaturës gjendet në Greqinë e lashtë, ku zotat shiheshin si subjekte më shumë sesa lidera politik. Zhanri ka fillimet e veta që në Italin e Mesme, ku një numër njerëzish të pakënaqur filluan të përqeshnin klasën e lartë të aristokracisë. Karikaturat e para politike u shfaqën në fillim të shekullit të 18-të, kur piktori anglez William Hogarth filloi të kombinonte kritisizmin e fenomenit shoqëror me skenat artistike të qëndrueshme në punën e tij, veçanërisht, satira që përdorte shpesh shprehte shqetësimet e tij për korrupsionin në Politikën Britaneze. Karikatura më e famshme e Hogarthit ishte Printimi Emblematik në Detin e Jugut 1721), duke përshkruar rrëzimin e bursës ku shumë njerëz Britanez humbën para. Karikatura politike u zhvillua në mënyrë të konsiderueshme përgjatë Revolucionit Francez (1789-1799), ku James Gillray dhe Thomas Rowlandson përshkruan në një mënyrë të papërpunuar aktivistët revolucionarë, Mbretin George III dhe Napoleon I. Zhanri ishte zhvilluar më tej me paraqitjen e një reviste satirike. Punch (Gjuaj), themeluar në 1841, publikoi shumë karikatura politike. Një ndër më të famshmet ishte The Goose-Step (1963), në lidhje me armatimet e ndërtuara në Gjermaninë naziste nën pushtimin e Hitlerit. Qe nga mesi I shekullit te 19-te, karikaturat politike u bene një atribut për pjesën më të madhe të gazetave Europiane. Kjo shpjegohet me rritjen e kompleksitetit të marrëdhënies ndërmjet qeverisv dhe shoqërisë, demokracisë dhe zhvillimit të lirisë së shtypit. Në ditët e sotme, ky zhanër është përdorur kudo në botën moderne dixhitale për të kritikuar regjime politike dhe personazhe për të themeluar dialogun që mund të nxisi ndryshim. Në kontekstin Rom, zhanri I karikaturave politike ka një potencial për të rritur ndërgjegjësimin e çështjeve socio-politike dhe për të vendosur përpara mesazhe të rëndësishme lidhur me aspekte bashkëkohore politike të jetës së Romëve në mënyrë gazmore dhe satirike.