Thuaj me zë të lartë, jam rom/e dhe krenar/e

Në vitin 1971, aktivistët romë nga mbarë Evropa u mblodhën në Londër për të liruar një komb. Pas 500 vjet persekutimi, skllavërimi, gjenocidi dhe përjashtimi, më 8 Prill 1971 ata krijuan një flamur, himn dhe identitet transnacional për 12 milion romët e Evropës (nganjëherë referuar si Ciganët). 50 vjet më vonë shumë gjëra kanë ndryshuar, por fatkeqësisht shumë urrejtje dhe stigmatizim që shqetësojnë jetën tone kanë mbetur. Në nderim të atyre paraardhësve të cilët kanë jetuar para nesh dhe atyre që ende nuk kanë lindur, ne do t’i kushtojmë 2021 ngritjes së zërave të kombit të harruar të Evropës.

Fushata Proud Roma Free Europe/ Rom Krenar Evropa e Lirë ka të bëjë me ndërtimin e një lëvizjeje e cila nuk mund të injorohet më, ose të supozohet se është e heshtur. Duke përdorur fuqinë e internetit dhe mediave sociale, së bashku me shtrirjen e organizatave në komuna të ndryshme dhe me krenarinë e anëtarëve individualë të komunitetit, ne do të sigurojmë që viti 2021 të bëhet një tjetër arritje historike në njohjen e popullit rom. Ka ardhur koha të heqim zinxhirët nga mendjet dhe zemrat tona. Ka ardhur koha t’i lëmë fëmijët tanë të lirë në mënyrë që ata të jenë krenarë për atë që jemi. Është koha t’u japim respekt pleqve dhe paraardhësve tanë, të cilët mbijetuan dhe luftuan për lirinë tone, për të qenë ata që jemi. Siç tha Martin Luther King: “Urrejtja nuk mund të dëbojë urrejtjen, vetëm dashuria mund ta bëjë atë”, kështu që u ftojmë të mbështeteni tek dashuria që keni për kulturën dhe identitetin rom për të shpallur një Rom Krenar Evropa e Lirë në vitin 2021. Kjo faqe interneti do të jetë përplot me mënyra inovative për ta bërë atë duke filluar me regjistrimin e popullsisë në vitin 2021.