KOSINT

KOSINT është një partneritet mes katër organizatave që punojnë për përmirësimin e jetës dhe gjithëpërfshirjen e komuniteteve rome në Kosovë. 

KOSINT synon të fuqizojë komunitetet rom në mënyrë që ata vet t’i kërkojnë të drejtat e tyre, të jenë aktorë të vendimarrjes për të ardhmen, duke krijuar fuqi më të madhe kolektive për ngritur zërin e tyre në Kosovë.

Aktualisht, KOSINT ka 37 aktivistë në përgjithësi, 7 udhëheqës të ekipeve në secilën komunë dhe afërsisht 250 përfaqësues të familjeve të komuniteteve në këto shtatë komuna. KOSINT ka arritur të ketë një strukturë të gjerë mbështetëse për kauzën tonë. Ne kemi një strukturë aktive në secilën komunë në nivelin lokal, e cila përbëhet nga udhëheqësit e ekipeve dhe aktivistë, dhe përfaqësues të familjeve që janë të angazhuar në aktivitetet tona dhe në mbështetje të fushatave tona.

https://www.facebook.com/KOSINT2020 

http://www.kosint2020.net/