Takim me zyrtarë të qeverisë për ditën e Romëve

KOSINT për nder te 50 vjetorit të Kongresit të Parë Botëror të Romëve dhe 8 Prillit ditës ndërkombëtare të romëve, ka organizuar një konferencë me qëllim të prezentohet për së afërmi gjendja e komuniteve rom në Kosovë në katër shtylla kryesore siç janë Arsimi, Punësimi, Shëndetësia dhe Banimi.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin përfaqësuesit e komuniteteve rom, shoqëria civile, si dhe Zëvendes Kryeministri i Kosovës z.Besnik Beslimi, Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës znj.Saranda Bogujevci.

Përfaqësuesit e komuniteteve kanë prezantuar një numër të madh të problemeve që ta kanë hasur për vite me radhë në mos përmbushjen e të drejtave të tyre elementare në arsim, punësim, shëndetësi dhe banim. Gjithashtu, përfaqësuesit e komuniteteve janë munduar të prezantojnë disa prej prioriteteve të tyre të cilat duhet të adresohen nga Qeveria e Kosovës me qëllim që të rritet gjithëpërfshirja e këtyre komuniteteve në të gjitha sferat e jetës shoqërore të Kosovës, dhe në veçanti të kenë qasje të barabartë.

Zëvendës Kryeministri i Kosovës z. Besnik Bislimi në fjalimin e tij tha se Qeveria e Kosovës vetëm ka fillur të jap sinjale për gjithëperfshirjen e të gjitha komuniteteve në qeverisje, duke emëruar ministra, dhe zëvendës ministra nga këto komunitete. Si pjesë e ekzekutivit, z. Bislimi tha se do të mbështeten iniciativa me qëllim të përmbushjes së kërkesave dhe gjithëpërfshirjes të barabartë të komuniteteve në shoqërinë Kosovare.

Nënkryetarja e Kuvendit znj. Saranda Bogujevci, njëherit edhe pjesë e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, tha se edhe shumica duhet të vetdisohet për pakicat që jetojnë në Kosovë. Ajo shtoi, që qytetarët munden përmes peticioneve të paraqesin çështje që duhen të zgjidhen. Gjithashtu të shfrytëzojnë deputetët që të jenë zëri i qytetarëve në Kuvend.

Në përfundim të gjithë u pajtuan që duhet punuar së bashku për zgjedhjen e problemeve të trashëguara.